Categories Lajme

Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 590 raste të reja dhe 14 humbje jete

Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur krahasuar me një ditë më parë, ndërsa numri i testimeve mbetet thuajse i njëjtë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 590 persona janë identifikuar me koronavirus, ndërkohë gjatë 24 orëve janë regjistruar 14 humbje jete.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME