Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën nga Imzot Arjan Dodaj.

“Netët e mbara të historisë së njerëzimit nuk janë një dritë e fortë që imponon vetë, por një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu. Ajo përshkon shekujt dhe arrin tek ne, këtu, sonte. Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor, sikurse kemi shtegtuar në këtë vit jubilear të shpresës, sepse për ne ka lindur Shpëtimtari.

Jezusi mbetet për ne gjithmonë Zoti ynë, por edhe vëllai ynë. Leximet e kësaj nate, që sapo kemi dëgjuar, na ndihmojnë të kuptojmë se Krishtlindja nuk është thjesht premtimi i një përkujtimi të një ngjarjeje të kaluar. Sot shumë njerëz përjetojnë errësirën, siç dëgjojmë dhe shohim në luftë”,- tha Imzot Arjan Dodaj gjatë predikimit.

Besimtarët katolitikë uruan përzemërisht:

“Gjithë të mirat e Zotit i shpresojmë.”

“Ishalla merr të keqijat dhe na sjell të mirat.”

“Mbarë e mirë dhe një vit sa më i mbarë për të gjithë.”

“Shëndet, mbarësi, lumturi.”

“Sa më shumë besim në Krisht dhe në Zot.”

Krishtlindja, festa e lindjes së Jezusit është një nga ngjarjet më të mëdha krishtere që shënon zbritjen e Perëndisë në tokë për të shpëtuar njerëzimin. Besimtarët katolikë me qirinj në duar presin mes lutjesh mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit, lindjen e birit të Zotit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME