Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00 që duan kryesisht të lëvizin për në punë! Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e më poshtëm:
“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!
Ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 15.3.2020 – “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.
