Categories Covid-19

Covid-19 zhduku gripin, mjeku: Me virusin do të bashkëjetojmë shumë muaj

Covid 19 ka zhdukur gripin. Nëse vite të shkuara  gjatë shkurtit ky virus arrinte pikun këtë sezon specialistët nuk kanë konstatuar asnjë të prekur prej tij. Të gjitha mostrat e dyshuara  pas analizave të kryera në Institutin e Shëndetit Publik kanë rezultuar negative.

Mjeku Artan Simaku tregon se ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri. “Nga të gjitha vendet në Europë nga fillimi i sezonit në tetor, janë vetëm rreth 10 raste që kanë rezultuar pozitive për grip.  Të gjitha mostrat e testuara kanë rezultuar negative” tha ai.

Por si e shpjegojnë specialistët zhdukjen nga qarkullimi të gripit? “Është një parim që kur mbizotëron qarkullimi i një virusi, viruset e tjera ose nuk qarkullojnë fare ose në një nivel të ulët. Pra në të gjithë Europën, ka një dominim të koronavirusit. Me koronavirusin duket se do të bashkëjetojmë edhe shumë muaj të tjerë” tha ai. Ndërkohë koronavirusi shfaq shenja të ngjashme me gripin duke bërë që  shumë persona t’ja atribuojnë gjendjen e tyre shëndetësore këtij të fundit. Për ta mjeku Artan Simaku bën këtë apel.

“Respektimi i masave dhe kontakti me mjekun e familjes për njoftimin dhe raportimin e shenjave është vendimtar”. Maska, distanca dhe higjiena sipas mjekëve janë masa që vlejnë njësoj për të mbajtur larg si Covid 19 dhe viroza të tjera.  Të frikësuar për mbivendosjen e viruseve rreth 300 mijë qytetarë, kryesisht të grupeve me të rrezikuara kanë marrë vaksinën e gripit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME