Categories Covid-19

Deutsche Welle: Shqipëria me incidencë të lartë të koronavirusit

Në Shqipëri fillon sot (03.12) vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid i qytetarëve mbi moshën 18 vjeç, që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e dytë. Vendmi u mor të enjten, (02.12) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që e vlerëson me një rrezik në rritje situatën e përhapjes së infeksionit me virusin Corona. Në këto kushte ky komitet rekomandoi edhe vaksinimin e detyruar të punonjësve të administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, që publikoi vendimet e sipërpërmendura theksoi që „deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike dhe ata të qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen.

Në 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi negativ PCR në ꞔdo pesë ditë”. Autoritetet shprehin shqetësim për rënien muajin e kaluar të ritmeve të vaksinimit të popullsisë me dozën e parë dhe të dytën.

Mbeten në fuqi ora policore dhe kufizimi i aktiviteteve Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik “ka një intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit pasi incidenca në dy javët e fundit ka arritur në 347 raste për 100,000 banorë dhe po ndodh transmetimi komunitar”.

Për krahasim, Gjermania me popullsi rreth 82 milionë banorë ka një incidencë 442,1. (regjistrim i 03.12.) N Tiranë Komiteti Teknik i Ekspertëve mori të enjten, (02.12) vendimin e lënies në fuqi, me një afat të pacaktuar të orës policore dhe kufizimit të lëvizjeve pas orës 22.00 të mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit, të aktiviteteve, tubimeve politike, kulturore, grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona dhe ceremonive.

Mësimi në universitete do të bëhet online kurse në arsimin para universitar do të jetë i alternuar, online dhe me praninë fizike të nxënësve. Tirana vazhdon të jetë qarku me pjesën më të madhe të rasteve, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha..

A ka hyrë varianti Omicron në Shqipëri?

Sipas kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ende nuk ka të dhëna, pasi priten përgjigjet nga laboratorë të specializuar jashtë vendit, për mostrat e dërguara të pacientëve të infektuar me virusin e të përgatitura sipas protokolleve përkatëse. ”Përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është e pritshme dhe në vëmendje të gjithë institucioneve që merren me pandeminë,” theksoi ajo.

Mbërritja e Omicron në Itali dhe Greqi, dy vendet fqinjë ku ka një shumicë emigrantësh shqiptarë që hyjnë në Shqipëri, e bën më të mundshme edhe prekjen nga ky variant.

Autoritetet e shëndetësisë bëjnë thirrje për vijimin e vaksinimit si rruga më efikase për të përballuar edhe qarkullimin e Omicron. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga nisja e procesit të vaksinimit në fillim të këtij viti, janë kryer gjithsej 2.103.351 doza, ku 1.072.645 janë doza të para, 951.013 të dyta dhe vetëm 67.381 doza të treta. Në fillim të muajit të kaluar nisi vaksinimi me dozën e tretë, të njohur si ”booster” për grupet më të rrezikuara, mjekët dhe infermierët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME