Categories Showbiz

“Kam vendosur tri unaza në zemër”, Labi tregon problemet shëndetësore të tij

Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”. Ai ka folur mbi gjendjen shëndetësore të mikes së tij, aktores Adriana Matoshi, e cila ditë më parë kaloi me sukses një operacion, të cilit u detyrua t’i nënshtrohej pas rikthimit të tumorit në tru.

Teksa foli i lumtur për gjendjen e përmirësuar shëndetësore të aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Labi bëri edhe një deklaratë të rrallë publike mbi shëndetin e tij.

Ai zbuloi se i është nënshtruar gjithashtu një operimi dhe kjo ka ndodhur para 20 ditësh. Arsyeja e operimit mesa duket kanë qenë problemet me zemër, pasi moderatori i emisionit “1 Kafe me Labin” zbuloi se ka vendosur plot unaza në zemrën e tij.

“Po e them këtu, nuk kam dashur ta bëj publike edhe aq shumë, po dashur e pa dashur po më duhet ta bëj publike. Ka 20 ditë që e kam pasur një intervenim tek vetvetja dhe unë nuk e kam bërë publike, nuk e kam vendosur në rrjete sociale, kam dashur me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri unaza (gypa) në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi.

Me të dëgjuar këtë, moderatorët e emisionit i shprehën “të shkuara”, duke i uruar shëndet të plotë në vazhdimësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME