Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.

Edhe tre persona të tjerë humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Athinën. Ata janë Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi. Trupat e shqiptarëve me shtetësi amerikane, që ndodheshin për turizëm në Athinë, u zbuluan gjatë mëngjesit të sotëm nën rrënojat e ndërtesës.

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, deklaroi: “Bëhet fjalë për një katastrofë të jashtëzakonshme.”

Ndërtesa trekatëshe u shemb plotësisht si pasojë e forcës së shpërthimit, ndërsa ndërtesat fqinje pësuan dëmtime dhe mbeturina u shpërndanë nëpër rrugë. Mediat vendase raportuan se pati persona të lënduar nga materialet e shpërndara në rrugët përreth dhe se disa ndërtesa u desh të evakuoheshin. Raportohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi, por hetimet vazhdojnë ende. Në vendngjarje janë përdorur ekskavatorë dhe kamera termike për të kërkuar të mbijetuar.
Shpërthimi ndodhi në një rrugë të vogël, e cila ndodhet midis dy prej vendeve më të vizituara të Athinës: Akropolit dhe Tempullit të Zeusit Olimpik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME