Categories Covid-19

Kosovë, 19 persona humbin jetën 711 raste pozitive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar për rastet e vdekjes brenda 24 orëve në Kosovë. Sipas njoftimit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 19 persona. Më këtë numër, numri i personave të vdekur në Kosovë nga Covidi ka arritur në 904. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve janë shëruar 721 persona, kurse pozitiv kanë rezultuar 711 persona.

Postimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të v dekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME