Categories Politike

Takimi me di Maion, Basha jep detaje: Kërkova ndihmë për sigurimin e vaksinës

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një statusi në facebook, ka zbuluar më shumë detaje nga takimi I mbajtur me ministrin Italian Luigi di Maio. Basha thekson se Di Maio ka shprehur interes të lartë për vitin e ardshëm zgjedhor në Shqipëri. Gjithashtu kreu i PD i ka shprehur zyrtarit Italian shqetësimin e ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor, si dhe I bën thirrje mazhorancës për marrjen parasysh të Komisionit të Venecias.

Postimi i plotë: Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin. Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.   Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME