Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26 qershor,  ndërroi jetë në një spital në Padova më 30 qershor.

27-vjeçari, Floriano Cani, banor i Gemona del Friuli, humbi menjëherë ndjenjat gajtë incidentit. Ai u transportua në spital me ambulancë ajrore dhe u shtrua në kujdes intensiv, ku mori kujdes të plotë mjekësor. Megjithatë, në fund, mjekët mundën vetëm ta shpallnin të vdekur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se u kryen të gjitha testet e nevojshme, dhe u bë menjëherë e qartë se gjendja e tij shëndetësore ishte e dëmtuar. Viktima e 30 qershorit është një tjetër qytetar që vdes në provincën e Padovës ndërsa ishte duke punuar.

“Rajoni i Venetos mban zi për një tjetër vdekje në vendin e punës: pas katër ditësh në spital, punëtori shqiptar i shtypur nga një shtyllë në Due Carrare ka ndërruar jetë. Lista për fat të keq po rritet, në një vit që e ka rikthyer rajonin tonë në zonën e kuqe për aksidente fatale. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të kthehen në plan të parë të debatit publik, me një angazhim kolektiv, ku secili prej nesh ndan pjesën e tij të përgjegjësisë, për të përmbysur këtë trend tragjik.”, u shpreh Roberto Toigo, sekretar i përgjithshëm i Uil Veneto.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME