Një tjetër humbje në bluzat e bardha është shënuar ditën e sotme në vendin tonë si pasojë e koronavirusi. Mjeku 67 vjecar nga Kavaja, Hidajet Deda, i cili ishte negativizuar nga Covidi por pasojat ishin të rënda. Prej 20 ditësh ishte shtruar në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën post Covid19. Sipas të afërmve mjeku pediatër ka pasur problemet pulmonare, të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.
Deda ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek, kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve.