Categories Sport

“Jam djali i tij”, 19-vjeçari pretendon se ka për baba Maradonën

E mërkura ishte një ditë tronditëse pë mbarë fansat e futbollit, pasi u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak legjenda i njohur Diego Armando Maradona. Por ka patur shumë aludime dhe spekulime, ndër të cilët ishte një testament që kishte lënë Maradona, ku shprehej që trupi i tij të digjej pasi të ndërronte jetë. Ka mjaftuar ky testament dhe ‘dikush është kujtuar’. Santiago Lara, i lindur në vitin 2001 pretendon se është djali i Maradonës dhe për këtë ka kërkuar prej vitesh krahasimin e ADN-së së tij me atë të Diegos.

Mamaja e tij, Natalia Garat e kishte Maradonën kur ishte 19 vjeç dhe punonte si modele. Katër vite më vonë ajo ndërroi jetë, por pak para kësaj ajo kishte rrëfyer se Maradona është babai i Santiagos. Ky i fundit përmes avokatit të tij ndërmori rrugë ligjore dhe vazhdon me pretendimin e tij, ndërsa së fundmi kërkon zhvarrosjen e Maradonës dhe marrjen e vendimit për të mos e asgjësuar trupin e tij.

Santiago u shpreh: Unë thjesht dua të di kush jam. Nuk kam pretendime financiare. Deri në ditët e fundit para vdekjes së saj, kur iu desh të hiqte aparatin mjekësor për të folur, nëna ime i tha një grupi avokatësh se isha djali i Diegos. Ata janë njohur kur ajo punonte si modele dhe kanë shumë miq të përbashkët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME