Categories Covid-19

Ndërron jetë në moshën 51-vjeçare Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat

Prej javësh i intubuar në Tiranë pas infektimit me COVID-19, ndërron jetë Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat, Agron Mahmutaj. Avokatët, prokurorët dhe gjyqatarët e Beratit përcjellin ngushëllime për humbjen e mikut të tyre.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit që prej vitit 2017,avokati Agron Mahmutaj, nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me Coronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga Coronavirusi disa javë më parë. Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit,ku u mbajt disa ditë në oksigjenim. Pas përkeqësimit të gjedjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë,ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ditët e fundit avokati 51-vjeçar pësoi një agravim të menjëhershëm por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore u agravua dhe dje ai ndërroi jetë. Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese,ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë. Largimi i tij nga jeta ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe kolegët e tij avokatë,prokurorë e gjyqtarë në Berat,që e përshkruajnë atë në dedikimet e tyre të shumta shgushëlluese jo vetëm si një njeri të drejtë dhe të ndershëm por edhe si një baba dhe mik shembullor.

Avokati Agron Mahmutaj ka qënë një nga eksponentën e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90,për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qënë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME