Categories Lajme

“Nuk doja fare avokat”, Krasniqi para Speciales: Nuk jam as mysliman, as katolik, jam shqiptar!

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi po mban fjalimin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpreh se ndaj tij është duke u kryer një padrejtësi e madhe, pasi nuk ka kryer asnjë prej krimeve për të cilat akuzohet.

Krasniqi u shpreh se ndaj tij ka pasur sjellje ç’njerëzore gjatë transportit nga paraburgimi për në djhomën e Gjykatës Speciale, ndërsa shtoi se ai është shqiptar, as katolik dhe as mysliman. Ish-kreu i Kuvendit tha se nuk donte që të kishte fare avokat mbrojtës, por është bërë shkak familja që ai ta pranojë një të tillë.

Krasniqi këmbënguli se ai nuk ndjehet fajtor dhe as përgjegjës për asnjë nga pikat që thuhet në aktakuzë, ndërsa shtoi se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë, dhe për këtë shkak mori dhe përkrahje të shumtë ndërkombëtare.

“Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 Nëntor 2020, me akuzë për pjesëmarrje kriminale të përbashkët, dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit ashtu siç më trajtuan mua nga godina e burgut, e deri në këtë godinë.

Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë, dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të jem në petkun e njerëzve që kanë pekt krimineli, në asnjë deklaratë timen, nuk e kam orientuar gishtin nga popullsia civile, unë jam shqiptar nuk jam as katolik dhe as mysliman.

Më lejoni të them disa çështje për aktakuzën, që cilësimi se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, familjen time, e shokët e mi, nuk ka gjë më fyese, që në rrethana për jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, dhe të shtetndërtimit, që i arritëm në bashkëpunim me SHBA-në, vendet e BE dhe Nato. Ndërmarrje e përbashkët kriminale, është jo shtetasit serbë, por koka e saj në Beograd, dhe mbështetësit e politikave të tyre.

Besoj shumë se kët e dinë, çdo qytetar i arsimuar, që është së paku mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore, aty ku janë rritur dhe edukuar, me vlerat e botës  që kanë të bëjnë me vlerat dhe me liritë e njeriut.

Unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë, dhe ata më kanë pas dënuar pse kam lexuar libra, pse kam fol dhe pse e kam kundërshtuar këtë regjim, më shumë të drejtë kanë pas ata, sesa kjo që unë sot gjendem këtu. Populli ynë e ka një fjalë që njeriu është më i fortë se guri, dhe atë që se mban guri e mban njeriu. Ne kemi vuajtur shumë padrejtësi, dhe nuk mund të vuajmë më shumë.

Nuk më duhet avokati, nuk mbaj asnjë përgjegjësi për këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mos veprimit, detyra ime ka qenë ajo e zëdhënësit të UÇK-së, detyra që më ka flejtur më së shumti në shpirt. Gjithçka që kam bërë ka qenë publike, jo vetëm në shqip, në çdo gjuhë tjetër, unë i kam dhënë zë luftës së UÇK-së, në rrethana tepër të vështira, ishim të vendosur që kishim të drejtë të fitonim për liri.

Sikur vetëm një faj ta kisha nga ato që ngarkohem në aktakuzë… jam këtu në patëdrejtë, duhet të jem në vendin tim, në familjen time, nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme, padrejtësia ndaj meje është shumë e rëndë”, u shpreh Krasniqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME