Categories Covid-19

Tjetër rekord testimesh sot në Shqipëri, 5 humbje jete, 102 të shëruar, 249 në spital, 2 raste në Vlorë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është shënuar një tjetër rekord testimesh dhe infektimesh nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1398 testime, që janë bërë ditën e sotme, pra 47 më shumë se dje, kanë rezultuar 257 të infektuar,54 me shume se dje shifër rekord deri tani. Ndërkohë që numri i fataliteteve është i njëjtë me dje, 5 pacientë ndërruan jetë në dy spitalet Covid. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Sot janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.  Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. “Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.  Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19” njofton ministria e Shendetesise”.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
83 raste në Tiranë,, 29 në Fier,, 27 në Durrës,, 20 në Shkodër,, 14 në Korçë,, 12 në Berat,, 11 në Elbasan,, 8 në, Mirditë,, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,
3 në Kukës, Kavajë, nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020) Raste të reja ditore 257 , Të shëruar ne 24 orë 102, Humbje jete në 24 orë 5, Testime ditore 1398, Testime totale 103,402, Raste pozitive 16212, Raste të shëruara 9864, Raste Aktive 5909, Humbje jete 439 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:, Tiranë 2935, Durrës 620,Shkodër 439, Korçë 329, Fier 336 Lezhë 299, Elbasan 257, Vlorë 210, Berat 174, Kukës 167, Dibër 78, Gjirokastër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME