Categories Lajme

E fundit,Gjykata merr vendimin e papritur për Zani Caushin

Gjykata e Korçës ka shfuqizuar masën disiplinore për Zani Caushin. Në pritje për një seancë për llogaritjen e paraburgimit. Një burim i tha Abc News se ende nuk dihet pse është marre kjo masë ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm Zani Caushi duke i shfuqizuar masën disiplinore. Masa disiplinore është marrë në prill me vendim të këshillit disiplinor të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Korçë. Në datë 13 tetor është dhënë masa e shfuqizimit nga gjykata. Kjo e fundit pasi ka pranuar kërkesën ka dhënë vendim për shfuqizimin e vendimit të këshillit disiplinor të burgut, raporton gazetarja Lediona Xheladinaj.

Rikthimi Pas dështimit në muajin korrik 2020 për të përfituar lirimin me kusht, Myrteza Çaushi në muajin shtator, iu kthye sërish proceseve gjyqësore. Myrteza Çaushi, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës” në 29 shtator 2020 iu drejtua sërish me një kërkesë gjykatës së Korçës, duke kërkuar nga kjo e fundit që ti përllogarisë saktësisht, ditët e vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës.

Aktualisht çështja është regjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese është Ervin Sulaj. Caushi pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit pasi ai është dënuar me ligjin e kohës, me kushtin që të mos ketë marrë asnjë penalitet gjatë qëndrimit të tij në burg.

Edhe pala mbrojtëse e Zani Caushit, njoftoi se klienti i tij ka të drejtën e paraqitjes së kërkesës së tij, për lirimin me kusht, sapo të ketë konkluduar në përllogaritjen e saktë të viteve të kryerjes së dënimit, e cila sipas tij e kalon afatin 25 vjet. I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e ’97,  Zani Caushi është dënuar me burg përjetë në vitin 2000 për një sërë veprash penale./ db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME