Categories Lajme

Covid, Shqipëria në listën e kuqe gjermane

Maqedonia e Veriut regjistroi së fundi 15 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë kjo e vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars. Në këtë mënyrë, numri total I jetëve të humbura nga Covid në vendin fqinj, shkon në 321. Në këtë situatë të rënduar, Shkupi po mendon të mbyllë sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë. Vendimi nuk është marrë ende nga komisioni për sëmundjet infektive, por, zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë, thonë se mundësia për mbylljen e vendkalimeve kufitare me të dyja këto shtete, është reale.

Serbia, e cila ishte në mesin e 15 vendeve, për të cilat BE-ja vendosi t`I hapë kufijtë e saj, raportoi 359 infektime të reja dhe 6 vdekje brenda ditës. Vendi dukej sikur po I afrohej fundit të pandemisë, me ulje të rasteve në fillim të qershorit.

Por që nga ajo kohë, shpërthime të reja kanë pllakosur Beogradin dhe Novi Pazarin, kur shërbimet mjekësore u mposhtën shpejt. Pavarësisht rekomandimit të Këshillit Europian, shumica e vendeve të BE-së kanë zgjedhur të mos i hapin kufijtë për shtetasit serbë e malazezë. Për momentin, shtetasit e Malit të Zi mund të udhëtojnë në 10 vende të bllokut, dhe serbët në nëntë. BE-ja do ta rishikojë cdo dy javë listën e tij të vendeve të treta, dhe ajo mund të përditësohet në Këshill. “ Nëse situata në një vend të tretë përkeqësohet shpejt, atëherë do të merren vendime të menjëhershme”, thuhej në deklaratën e Këshillit.

Gjermania nuk e pranoi listën e plotë të vendeve të rekomanduara nga BE-ja. Ajo lejoi Malin e Zi, por Serbinë jo, e as Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe SHBA-në. Ashtu si edhe ajo e bllokut europian, edhe lista gjermane do të rishikohet çdo dy javë.Ekzistojnë gjithashtu mundësi të gjera hyrjeje për njerëzit nga të gjitha vendet jashtë BE-së, të cilët kanë një arsye të rëndësishme për të udhëtuar. Një ditë më parë, Austria paralajmëroi për udhëtimet në vendet e Ballkanit perëndimor për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit atje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME