Categories Lajme

COVID u merr jetën 5 qytetarëve, 193 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve me COVID në 24 orët e fundit, ku mësohet se janë regjistruar 193 raste të reja.

Fatkeqësisht, COVID u ka marrë jetën 5 qytetarëve: Tre qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç. Në spitalet COVID janë të shtruat 133 pacientë, 16 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Ministrisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki:

320 në Tiranë, 40 në Vlorë, 38 në Berat, 36 në Durrës, 32 në Fier, 24 në Sarandë, 20 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, 18 në Shkodër, Kamëz, Lushnje, 14 në Tepelenë, 13 në Korçë, 12 në Mallakastër, Kuçovë, 11 në Vau Dejës, Krujë, 10 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Delvinë, Memaliaj, Dimal, 6 në Vorë, Kavajë, Divjakë, Selenicë, 5 në Kurbin, Devoll, Prrenjas, 4 në Lezhë, Himarë, Dropull, Pogradec, Peqin, 3 Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Dibër, Mat, Kolonjë, Skrapar, Poliçan, 2 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Librazhd, 1 në Shijak, Rroskovec, Kelcyrë.

Janë 14,502 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 246,087 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME