Categories Covid-19

Covid – Ulja e rasteve sjell shpresë në Kaliforni

Pavarësisht spitaleve të tejmbushura me pacientë, numrat e vdekjeve dhe normat e infeksionit Covid-19 që po kalojnë në nivele të rrezikshme, sapo kanë filluar disa shenja që rritja ditore e numrit të rasteve të koronavirusit ka nisur të sheshohet në Kaliforni.

Mund të duhen edhe disa ditë ose javë të tjera për t’u siguruar për trendin dhe rrafshimi mund të kthehet vetëm nëse njerëzit respektojnë edhe më tej në veshjen e maskave dhe distancimin shoqëror. Një numër zyrtarësh shtetërorë dhe lokalë po shprehin optimizëm të kujdesshëm se përkeqësimi i papërmbajtur dhe eksponencial ditor i pandemisë është ngadalësuar.

Guvernatori Gavin Newsom përshkroi numrat e rrafshimit si “dritë në fund të tunelit”, duke shtuar se shkalla e pozitivitetit të testit të koronavirusit dhe numri i njerëzve në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv me Covid-19 ka rënë. “Ne kemi parë disa shenja inkurajuese”, tha Newsom.

“Por tani, më shumë se kurrë, na takon të mos e lëmë mënjanë kujdesin tonë, të mos heqim maskat dhe të sigurohemi se po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mos u prekur edhe nga një tjetër valë”, theksoi ai. Sidoqoftë, kushtet në spitale lënë shumë për të dëshiruar aq sa zyrtarët thonë se ka shumë pak për të festuar dhe mbetet shqetësimi se gjërat mund të përkeqësohen shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME