Categories Lajme

Covidi i merr jetën dy të rinjve në Kosovë

Shtatë të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Mes viktimave të raportuara bien në sy 2 persona të një moshe mjaft të reja. E para është 19-vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila ishte në pritje të transpaltit të veshkës, por që virusi i rrezikshëm bëri që ajo të ndahej nga kjo jetë.

Personi i dytë në moshë të re që ka humbur betejën me Covidin në Kosovë është një 31-vjeçar nga Prizreni identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Lajmi për 19-vjeçaren Sherifi është konfirmuar dhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe nga ISHPK.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftim e IKSHPK. Kujtojmë se numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 52,134 raste nga 188,138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,351 raste të vdekjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME