Categories Lajme

Ç’po ndodh në Tiranë? Antikorrupsioni bën bashkë ekspertët italianë dhe ata shqiptarë

Ekspertët shqiptarë dhe ata italianë po zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit. Autoriteti i Italisë për Antikorrupsionin po trajnon në Tiranë inspektorët e Kontrollit të Shtetit për mbikëqyrjen e prokurimeve publike.

Italia po ndihmon nga afër Shqipërinë prej disa vitesh në luftën kundër korrupsionit. Një numër i konsiderueshëm ekspertësh italianë të policisë, karabinerisë, Guardia di Finanza, dhe studiues të ligjeve po mbështesin kolegët shqiptarë në përballjen me këtë dukuri të përhapur ndjeshëm në gjithë nivelet e administratës dhe shoqërisë.

Autoriteti Kombëtar i Antikorrupsionit të Italisë është duke trajnuar punonjësit e Kontrollit të Shtetit për mbikëqyrjen e procedurave të prokurimit publik, në bashkëpunim me OSBE.

Kryetari i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit (ANAC), Giuseppe Busia, thotë se parandalimi i korrupsionit është shumë i rëndësishëm dhe zhvillime si pandemia apo lufta e Ukrainës krijojnë kushte për abuzime të nëpunësve.

“Nëse duam të luftojmë korrupsionin, duhet të tregojmë jo vetëm teoritë si luftohet, por edhe pse duhet ta luftojmë. Qytetarët duhet të bësojnë që korrupsioni është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm, sepse viktimat e korrupsionit janë vet qytetarët e dobët, ai shkatërron meritokracinë, mërzit rininë, ndaj qëndrimi së bashku përballë tij është me rëndësi të madhe” – thotë zoti Busia.

Ai i bëri këto komente në konferencën “Parandalimi i korrupsionit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”.

“Kjo është një sfidë e shoqërisë civile, e cila pas krjimit të një uniteti kombëtar, njëzëri duhet të detyrojnë institucionet për të bëhen transparente e të hapura, ndërsa funksionarët publikë të zbatojnë ligjet dhe të punojnë për qytetarët” – shtoi Busi.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit është mbi të gjitha një sfidë e natyrës kulturore, që fillon nga shkollat e më tej.

Ndërsa kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu u shpreh se “pandemia nxori në pah një seri problemesh me menaxhimin e financave publike si dhe me transparencën e veprimeve me paratë publike”. Ai foli edhe për rrezikimin e financave publike prej kontratave koncensionare si dhe ato PPP.

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, është njëkohësisht koordinator kombëtar i antikorrupsionit. Ai tha se qeveria e ka këtë temë përparësi kryesore dhe po dëshmon 0 tolerancë me nëpunësit që abuzojnë me besimin që u është dhënë për të shërbyer.

“Deri tani kemi paditur mbi 100 punonjës të administratës publike. Inspektorët po hetojnë të gjithë denoncimet e qytetarëve. Rreth 95 për qind e 1 mijë e 200 shërbimeve publike janë garantuar online, duke shmangur burokracitë” – tha zoti Manja.

Studime të ndryshme vlerësojnë se korrupsioni në Shqipëri është përhapur në të gjithë nivelet e shoqërisë dhe administratës publike.

Raportet ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni në Shqipëri, mbetet i përhapur gjerësisht, krahas rrjeteve të krimit të organizuar dhe sundimi i dobët i ligjit, ndërsa një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë është ende në vazhdim e sipër prej disa vjetësh. /VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari

Gjendet pas 23 ditësh kufoma e 57 vjeçarit krutan Edmond Veseli i cili u denoncua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, kontrabandë me pijet alkoolike që gjoja përfundonin në Shqipëri dhe Austri, policia arreston 12 persona

Po vijon prej disa orësh në Greqi një operacioni policor për zbërthimin e një rrjeti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksploziv me dron një banese në Tiranë, nuk dihet kush ishte objektivi

Një shpërthim është ndjerë rreth mesnatës në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konispol, Sherr i dhunshëm mes të rinjve, dy të plagosur me sende të forta

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi paratë dhe celularët me dhunë klientit, pranga taksistit në Tiranë

Një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i vodhi…

LEXO ME SHUME