Categories Lajme

Ç’po ndodh në Tiranë? Antikorrupsioni bën bashkë ekspertët italianë dhe ata shqiptarë

Ekspertët shqiptarë dhe ata italianë po zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit. Autoriteti i Italisë për Antikorrupsionin po trajnon në Tiranë inspektorët e Kontrollit të Shtetit për mbikëqyrjen e prokurimeve publike.

Italia po ndihmon nga afër Shqipërinë prej disa vitesh në luftën kundër korrupsionit. Një numër i konsiderueshëm ekspertësh italianë të policisë, karabinerisë, Guardia di Finanza, dhe studiues të ligjeve po mbështesin kolegët shqiptarë në përballjen me këtë dukuri të përhapur ndjeshëm në gjithë nivelet e administratës dhe shoqërisë.

Autoriteti Kombëtar i Antikorrupsionit të Italisë është duke trajnuar punonjësit e Kontrollit të Shtetit për mbikëqyrjen e procedurave të prokurimit publik, në bashkëpunim me OSBE.

Kryetari i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit (ANAC), Giuseppe Busia, thotë se parandalimi i korrupsionit është shumë i rëndësishëm dhe zhvillime si pandemia apo lufta e Ukrainës krijojnë kushte për abuzime të nëpunësve.

“Nëse duam të luftojmë korrupsionin, duhet të tregojmë jo vetëm teoritë si luftohet, por edhe pse duhet ta luftojmë. Qytetarët duhet të bësojnë që korrupsioni është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm, sepse viktimat e korrupsionit janë vet qytetarët e dobët, ai shkatërron meritokracinë, mërzit rininë, ndaj qëndrimi së bashku përballë tij është me rëndësi të madhe” – thotë zoti Busia.

Ai i bëri këto komente në konferencën “Parandalimi i korrupsionit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”.

“Kjo është një sfidë e shoqërisë civile, e cila pas krjimit të një uniteti kombëtar, njëzëri duhet të detyrojnë institucionet për të bëhen transparente e të hapura, ndërsa funksionarët publikë të zbatojnë ligjet dhe të punojnë për qytetarët” – shtoi Busi.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit është mbi të gjitha një sfidë e natyrës kulturore, që fillon nga shkollat e më tej.

Ndërsa kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu u shpreh se “pandemia nxori në pah një seri problemesh me menaxhimin e financave publike si dhe me transparencën e veprimeve me paratë publike”. Ai foli edhe për rrezikimin e financave publike prej kontratave koncensionare si dhe ato PPP.

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, është njëkohësisht koordinator kombëtar i antikorrupsionit. Ai tha se qeveria e ka këtë temë përparësi kryesore dhe po dëshmon 0 tolerancë me nëpunësit që abuzojnë me besimin që u është dhënë për të shërbyer.

“Deri tani kemi paditur mbi 100 punonjës të administratës publike. Inspektorët po hetojnë të gjithë denoncimet e qytetarëve. Rreth 95 për qind e 1 mijë e 200 shërbimeve publike janë garantuar online, duke shmangur burokracitë” – tha zoti Manja.

Studime të ndryshme vlerësojnë se korrupsioni në Shqipëri është përhapur në të gjithë nivelet e shoqërisë dhe administratës publike.

Raportet ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni në Shqipëri, mbetet i përhapur gjerësisht, krahas rrjeteve të krimit të organizuar dhe sundimi i dobët i ligjit, ndërsa një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë është ende në vazhdim e sipër prej disa vjetësh. /VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME