Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, Bashkia Tiranë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas informacioneve të siguruara nga banorët e zonës, flakët kanë përfshirë dhe djegur rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, kryesisht me lisa dhe dushqe.

Terreni i vështirë malor ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa në terren po punojnë punonjës të Njësisë Administrative Zall-Bastar, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.

Për shkak të përhapjes së zjarrit, po merren masa që flakët të mos afrohen pranë banesave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME