Categories Showbiz

“Ç’të lidh me Redjan Rrajën, është i martuar”/ Kejvina “bombardohet” nga ndjekësit në Instagram

Kejvina Kthella ka postuar një foto në Instagram dhe kjo ka mjaftuar për të bërë që ndjekësit e saj të ‘shpërthejnë’ në pyetje lidhur me marrëdhënien që ajo ka me Redjan Rrajën, apo Darën e Krujës, një person me preçedentë penalë, i përfshirë kohët e fundit në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Në foton ku, ish-velina e Ermal Mamaqit pozon me buzë të kuqe dhe flokë të zeza, fansat kanë shkruar komentet duke e quajtur një ‘turp’ lidhjen e saj me 34-vjeçarin e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoji.

“o zogu a per ket frizur tmbajten 10 or ne prokurori,”- shkruan njëri.

“Na jep ndonje sqarim ne lidhje me qendrimin tuaj prej 10 oresh ne ambientet e drejtorise !”– shkruan një tjetër.

“Te nxorren prej komisarjati ty,”- shkruan dikush më tej.

“Kur të ndash mendjen për ngjyrën e flokëve trego dhe çfarë të lidh me Redjan Rrajën,”- vijon një tjetër.

“Moj Kejvina pse nuk e shpjegon çfarë të lidh me një burrë të martuar, mos vallë këtu është edhe burimi i luksit,”- shkruan edhe dikush.

Kejvina ka preferuar të mos kthejë përgjigje, mbase duke u bazuar edhe tek shprehja “Mos e ngacmo çështjen, se vjen erë”.

Kujtojmë se pas atentatit ndaj prokurorit Ndoji nga ana e Redjan Rrajës, apo Darës së Krujës siç e kishte pseudonimin, 24-vjeçarja u morr në pyetje nga grupi hetimor për lidhjen që ajo kishte me personin në fjalë, një njeri i njohur për botën e krimit. Marrja në pyetje nisi pasi në telefonin e të akuzuarit, u gjetën shumë mesazhe me Kejvinën.

Ka qenë vetë Rraja që ka pranuar për hetuesit se Kejvina nuk është thjesht një shoqe për të, duke thënë ekzaktësisht: “Isha me të dashurën time atë ditë. Unë nuk kam lidhje me atentatin,”-duke nënkuptuar Kejvinën..

Në fakt, nëpër Tiranë është pëshpëritur shpesh se Kejvina, vajza bukuroshe që nuk diti të lidhte dy fjalë për të qenë në emisionin e Mamaqit, ishte një eskortë e njerëzve me para dhe pushtet dhe madje ka qenë kjo arsyeja e prishjes së miqësisë me një tjetër të “llojit të saj“ Françeska Jaçe, bukuroshja nga Vlora që u bë e njohur në një reality show.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME