Categories Lajme

Çuçi tregon sa do të rriten pagat me buxhetin e vitit 2023 për punonjësit e Policisë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur sot në Kuvend për buxhetin për vitin 2023, dhe rritjen e pagave që është parashikuar për punonjësit e administratës që punojnë në Policinë e Shtetit dhe për agjencitë ligjzbatuese.

Çuçi tha se rritja e pagave do të jetë 7% ndërsa ka një buxhet të dedikuar dhe për forcimin e sigurisë së policisë së shtetit ndaj sulmeve kibernetike.

“Rritje të rëndësishme e pagave në gjithë sektorët. Për Gardën janë 1300 punonjës me rritje page 7%, për AMP kemi rritje në 86% të agjencisë mesatare me 13% të pagave, për pjesën tjetër të mbetur një rritje 7%.

Dhe në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri e shpëtimi janë 1181 punonjës që do marrin nga ky buxhet një rritje page 7%.

Të gjithë këta janë punonjës në shërbim të drejtpërdrejt ndaj komunitetit, dhe në pjesën që quajmë administratë publike, për 2940 punonjës në gjithë sistemin e sigurisë do kemi rritje 7%.

Përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj krizës së krijuar nga lufta. Buxheti është realist dhe për kërcënimet e tjera për sigurinë, një nga këto është sulmi kibernetik që pësuan sistemet e sigurisë nga një armik i njohur nga të gjithë.

Në përgjigje të këtij sulmi për të forcuar sistemet, 7.6 herë e kemi rritur për forcimin e sigurisë të policisë së shtetit, krahasuar me 2022. 547 milionë lekë kemi parashikuar për sistemet e policisë, në buxhetin e policisë, dhe vetë AKSHI ka një paketë të posaçme për policinë.

Përveç investimeve nga partnerët për një mjedis të sigurt kibernetik. Buxheti është një mundësi shumë e mirë për të rritur mirëqenien e familjeve të punonjësve që punojnë në agjencitë ligjzbatuese dhe në policinë e shtetit“, tha ministri Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME