Categories Kuriozitete

Çudira shqiptare: Fshati ku njerëzit i viziton veterineri

Çdo gjë ka mbetur në të kaluarën për banorët e fshatit Selcë e Vogël në Memaliaj. Vitet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim pozitiv për fshatin 45 kilometra larg njësisë administrative Lutfinjë.Mungesa e infrastrukturës rrugore i detyron banorët të përdorin vetëm kafshët për të udhëtuar pasi prej vitesh asnjë makinë nuk është parë në fshat.  Mungesa e ujit, energjisë, shërbimit mjekësor i ka detyruar të rinjtë ta braktisin zonën duke mbetur vetëm 6 familje nga 100 që e popullonin dikur.

Çuditë nuk rreshtin në fshatin e harruar Selcë e Vogël. Veterineri i fshatit është shndërruar në mjekun që iu gjendet pranë banorëve, duke iu bërë injkesionet të moshuarve të sëmurë, të vetmit që nuk janë larguar.

E vetmja herë kur qeveritarët kujtohen për fshatin e tyre sipas banorëve është ajo e fushatave elektorale. Kërkesat e banorëve janë bazike, shërbim mjekësor, ujë, energji dhe rrugë, të cilat do i bënin të shpresonin për një jetë më të mirë e për të mos e braktisur fshatin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME