Categories Lajme

Çudira shqiptare, shkolla në Korçë nuk hap dyert për nxënësit, janë strehuar të dëmt.uarit nga tërmeti

Ndërsa të gjithë oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e nxënësve, ajo e Floqit është në heshtje këtë fillim viti shkollor. Në këtë shkollë vendin e nxënësve prej katër muajsh e kanë zënë familjet që u janë prishur banesat nga tërmeti i rënë 1 qershorin e këtij viti.

Për këtë arsye nxënësit e shkollës së Floqit janë transferuar në shkollën e fshatit fqinj, në Pulahë, rreth 5 kilometra larg, raporton A2. Edhe pse transporti bëhet me autobus i cili i çon në mëngjes dhe i merr në drekë, për prindërit largësia e shkollës, është një hall më shumë, përveç hallit të madh për banesat e prishura dhe kushtet e papërshtatshme të jetesës në ambientet e shkollës.

“Deri tani nuk na kanë thënë asnjë gjë, vetëm se këtu do të rrimë deri ne nëntor”, thonë të preokupuar banorët e strehuar në godinën e shkollës. Në këtë situatë problematike në fshatin Floq, i vetmi lajm pozitiv është që vetë fëmijët ndjehen mirë, teksa kanë filluar shkollën në fshatin Pulahë dhe se shkolla aty i pëlqen më shumë se shkolla e Floqit.

Edhe pse ritmi i punimeve në banesat e prishura nuk është premtues dhe banoret janë pesimistë se do të futen në banesa para 1 nëntorit, autoritetet lokale besojnë “se fundi i tetorit do t’i gjejë banorët në shtëpitë e rregulluara”, siç thotë Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Urojmë që ky premtim të mbahet, pasi dimri po troket dhe do të vështirësojë jo vetëm jetën e këtyre banorëve që jetojnë në shkollë por edhe të fëmijëve që do ta kenë më të vështirë të ndjekin mësimet në shkollën e fshatit tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME