Categories Lajme

Daja e kërkonte me foto pasaporte, e gjen mbesën të vdekur në spital

Drita Cakoni, 15 vjeçe, nga Thumana i është bashkuar tashmë listës së gjatë të trishtë të personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të tmerrshëm që goditi këtë mëngjes Shqipërinë.

Më herët ishte daja i saj i cili nga Spitali i Traumës e kërkoi me anë të një fotoje pasaporte, duke shpresuar se mbesa e tij dhe babai i saj Kastrioti të ishin gjallë. Për fat të keq daja ka mundur ta gjejë mbesën të pajetë në morgun e spitalit të Lezhës.

“Kanë qenë rreth tre persona që kërkonin familjarë të tyre. Nuk dihet pasi është thënë nga mjekët e Spitalit të Traumës që mund të ndodhen në spitale të tjera ose në spitale private. Rasti i fundit që ishte ai i dajës, që kërkonte mbesën e tij 15 vjeçare mori informacione që ajo ndodhen një Lezhë dhe e gjeti fatkeqësisht të pajetë, në morgun e spitalit të Lezhës.

Nuk mund të themi që nëntë personat e dërguar në spital janë jashtë rrezikut për jetën, por po mbahen në kurim intensiv nga mjekët. Janë kryesisht persona që janë gjetur në rrënoja dhe kanë qëndruar më gjatë në rrënoja. Kanë dëmtime në trup, por edhe në kokë. është ende herët të themi që e kanë kaluar rrezikun për jetën”, tha gazetarja e Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME