Categories Lajme

Dalin analizat e hekurit dhe betonit të pallateve të shembura në Durrës

Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka konstatuar shkelje flagrante të rregullave të sigurisë teknike në godinat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Burime zyrtare nga organi i akuzës thanë për Ora News, se në godinat e dëmtuara që shkaktuan viktima, janë marrë mostra të hekurit dhe të betonit si dhe janë kryer filmime e fotografime të konstruksionit të këtyre ndërtesave.

Sipas prokurorisë, analizat laboratorike kanë nxjerrë në pah faktin se betoni i përdorur nga ndërtuesit nuk kanë qenë në cilësinë e duhur lidhur me rezistencën. Probleme janë gjetur edhe me kolonat mbajtëse të godinave të cilat janë konstatuar se nuk kanë pasur dimensionet dhe sasinë e duhur të hekurit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tyre nga lëkundjet e tërmetit.

Pas këtyre konstatimeve pritet që në muajin janar Prokuroria e Durrësit të zgjerojë numrin e personave nën hetim duke mos përjashtuar edhe arrestime të tjera përveç 11 shtetasve të vendosur në pranga deri më tani.

Deri tani policia ka prerë 17 urdhër-arreste, por tetë të akuzuar i kanë shpëtuar arrestimit dhe janë në kërkim. Katër prej tyre janë arratisur në Itali para operacionit, ndërsa të tjerët kërkohen nga policia. Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues. Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME