Categories Lajme

Dalin fotot e viktímës dhe të dashurit të saj, reagon i ati i Enisa Dodës

Enisa Doda të cilën e shihni në foton e mësipërme është 17-vjeçarja që doli e pajetë nga plazhi i Velipojës teksa për këtë ngjarje është arrestuar Indrit Bajraktari, i cili kishte dalë së bashku me adoleshenten në det me motor uji që e kishin marrë me qira. Ndërkohë në krahun tjetër është 25-Indrit Bajraktari, një emigrant i cili kishte ardhur nga Anglia për pushime që sipas policisë, braktisi motorin e ujit në det bashkë me vajzën, dhe po notonte fshehtazi për të ikur. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të 17-vjeçares do të bëhet pasditen e sotme në orën 17:00. Adoleshentja u gjet e vdèkùr nga peshkatarët, ndërsa raportohet se kishte shenja dhùne në trup.

Për ngjarjen ka reaguar edhe i ati i adoleshentes i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e të bijës por nuk ka zgjedhur të komentojë se çfarë piste di për ngjarjen familja e tij. Ai shprehet se Zopti ia mori të bijë fizikisht por jo shpirtërisht. Në foton e mëposhtme është familja Doda ku shihet që Enisa feston me dy prindërit e saj dhe dy vëllezërit e mitur.

Bajraktari pretendon se vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det ndërsa bie në kontraditë me veten kur thotë më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.  Përveç kësaj ai ka dëshmuar në fillim se vajzën e ka marrë xhaxhai kur kanë dalë në breg diçka që është hedhur poshtë nga hetimet e deritanishme Pòlícia bën me dije se e reja, e identifikuar si Enisa Doda ishte në Velipojë për pushime me familjen. Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se dyshôhèt që të rinjtë janë njohur në Facebook ndërsa Bajraktari ishte emigrant në Angli (F.GJ/FAXWEB.AL)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME