Categories Lajme

Dalin lajme nga Koreja e Veriut, OBSH: Janë testuar në total 1,211 persona

Korea e Veriut është një nga vendet e pakta në botë, ku nuk raportohet asnjë person i prekur nga Covid 19. Sipas OBSH vendi komunist  ka testuar 1,211 persona për koronavirusin më 16 korrik, dhe të gjitha këto teste rezultuan negative.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i OBSH në Korenë e Veriut, Edëin Salvador për CNN, i cili shtoi se të gjitha institucionet edukative në vend, duke përfshirë edhe parashkollorët, janë tashmë në pushimet e verës që do të zgjasin dy muaj më shumë se zakonisht.

Aktualisht, 696 koreano-veriorë janë në karantinë. Ata janë të gjithë punonjës që punonin në portin Nampo dhe nga kufiri Sinuiju-Dandong mes Koresë së Veriut dhe Kinës. “Rritja e numrit të personave të karantinuar vjen si shkak i rritjes së mallrave që vijnë në vend nga rrugët e Nampo dhe Sinuiju-Dangdong. Medikamenteve dhe produkteve medicinale si vaksina dhe produkteve të tjera të lidhura me Covid-19 po u jepet prioritet dhe po transportohen përtej kufirit,” shtoi Salvador.

Sipas OBSH, 15 laboratorë janë dizajnuar për testimin e koronavirusit në Korenë e Veriut, duke përfshirë këtu edhe laboratorët provincialë. Po ashtu, Koreja e Veriut po kontrollon gjithashtu temperaturën e njerëzve duke përdorur termometra me infra të kuqe, duke siguruar edhe lehtësira për larjen e duarve dhe dezinfektues në të gjitha vendet publike, përfshirë qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME