Categories Lajme

Dalin pamjet/ Momenti kur Klodian Rasha ek zekutohet nga efektivi i policisë

Ditën e djeshme janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe momenti kur 25-vjeçari Klodian Rasha u ‘eliminua’ nga efektivi i policisë thuajse një javë më parë. Pamjet u publikuan në emisionin “Uniko” nga gazetari Spartak Koka ku duket përballja e parë e Rashës me patrullën e policisë dhe më pas momenti i ekzekutimit. Ndërkohë siç mund të vihet re, cilësia e videos e kapur nga kamerat nuk është shumë e qartë, por mund të ndërtohet dinamika e ngjarjes. Fillimisht Klodian Rasha shihet duke qëndruar i mbështetur tek pema në anë të rrugës kryesore “Dritan Hoxha”, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij dhe pastaj shfaqet makina e policisë.

Me ta vënë re, Klodiani shqetësohet dhe nis të shpejtojë hapat për t’u larguar, ndërsa efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj i vihet nga pas duke e ndjekur deri në hyrje të rrugicës së shtëpisë së të riut dhe në atë moment e ka qëlluar.

Më poshtë jepet video e plotë dhe kronologjia e gjithë ngjarjes, e llogaritur me orën reale se si ka rrjedhur ajo nga fillimi, deri në fundin tragjik të Klodian Rashës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME