Categories Lajme

Dasma dhe muzikë pas orës 20, gjobiten dhjetë lokale në Durrës

Mbrëmjen e djeshme policia ka zbuluar disa shkelje në lokalet përgjatë vijës bregdetare në Durrës. Gjatë aksionit policia ka vendosur rreth dhjetë masa administrative në lokale, si për mosrespektimin e distancës midis individëve, grumbullimet për ceremoni martesore apo muzikën pas orës 20:00.

Zv/Drejtori i Policimit Agron Çeli bëri apel për respektim të masave duke shprehur gatishmërinë e policisë për të vijuar kontrollet për parandalimin e Covid-19. “Mbrëmjen e djeshme janë ushtruar kontrolle në disa lokale në zonën e plazhit të Durrësit nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Zv/Drejtori i Policimit në Komunitet pranë DVP Durrës, Drejtues Agron Çeli, në një prononcim për mediat shprehu gatishmërinë e të gjithë efektivëve të Policisë Durrës në punën për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në ambiente, lokale dhe mjedise ku grumbullohen njerëz, si dhe në zbatimin e të gjitha masave ligjore ndaj atyre që nuk zbatojnë Aktet Normative.

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e uniformave blu janë vendosur rreth 10 masa administrative për shkelje të ndryshme, si për mosrespektimin e distancës midis individëve, grumbullimet për ceremoni martesore apo muzikën pas orës 20:00. Toleranca do të jetë zero për cilindo që nuk respekton dispozitat normative të nxjerra në funksion të pandemisë, duke garantuar që nuk do të ketë selektime për asnjë subjekt që konstatohet në shkelje”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME