Categories Lajme

De Gea, afër transferimit në Arabinë Saudite

David de Gea pritet të jetë ylli i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite. Spanjolli është lojtar i lirë që nga 1 korriku, kur edhe i skadoi kontrata me Manchester Unitedin.

De Gea është në bisedime për kontratë të re, por ai pritet që të largohet këtë verë pasi “Djajtë e Kuq” janë afër transferimit të portierit të Interit, Andre Onana.

Kësisoj, “Sky Sports” ka raportuar se sipas të gjithave gjasave, “gardiani” spanjoll do të nënshkruajë me Al-Nassr.

32-vjeçarit thuhet se i është ofruar pagë javore prej 300 mijë eurosh. Ish-portieri i Atletico Madridit besohet se ka marrëveshje në parim me klubin nga Arabia Saudite.

David de Gea nga viti 2011 ishte pjesë e Manchester Unitedit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME