Komisioni Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot ishte i thirrur për të dhënë dëshminë e tij.
Debatet mes tyre kanë degjeneruar në akuza personale. Veliaj e akuzoi Tabakun për mashtrim, duke i kujtuar se ai ka fituar përballë saj dhe gjykata e ka dënuar për shpifje.
Nga ana tjetër Tabaku kërkoi administrimin e vendimit te këshillit bashkiak, duke i thënë se do ta ketë përballë sa herë ka abuzime, duke i thënë “se të mund ty dhe këta të 10”, duke iu referuar anëtarëve socialistë të komisionit.
Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkia, mos bëj si viktimë se nuk je viktimë.
Veliaj: Po të jetë për përballjet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je e dënuar për shpifje.
Tabaku: Më lexo vendimi i këshillit bashkia…
Veliaj: Ja ku e ke, unë në dallim nga ju vij i përgatitur dhe nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën të TV. Më lerë të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova që kam folur në emër të bashkisë dhe jo të qarkut. Po ju lexoj që të njëjtën shkresë ka shkuar edhe Isa Sakja i Kavajës.
Tabaku: Do ta administroj edhe kërkesën e Isa Sakjës.
Veliaj: E vetmja gjë që unë i them Sakjes është që bie parimisht dakord….Ju përshini vetëm shkresën time
Tabaku: Nuk kam ardhur të dëgjoj politikën tënde.
Veliaj: Ke ardhur të mësosh dhe mos gënjesh
Tabaku: Ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend
Veliaj: Je dënuar me vendim gjykatë
Tabaku: Sakja nuk e ka territorin e Tiranës dhe të kavajës. Pyetjes i bëj unë këtu. I kërkoj që të administrojmë vendimin e këshillit bashkiak. Ju lutem, administroni vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: Jam duke u përgjigjur…merr pushim dhe qetësohu
Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës
Veliaj: Në dallim nga bashkia e Vorës…pi ujë dhe qetësohu
Tabaku: Aq e qetë jam sa ke 10 mbrojtës këtu dhe ju dal ballë ty dhe këtyre këtu
Veliaj: Gjykata të ka nxjerrë shpifëse
Tabaku: Bashkë jemi përballur dhe përballë do më kesh sa herë …fatkeqësia më e madhe është se ti përdor SPAK si qen sulmi. Unë nuk e bëj dot. Ti e përdor prokurorinë si qen sulmi.
Veliaj: Po ju betoheni që nuk do gënjeni se ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju po më ndërprisni përgjigjen, pyetja ishte retorike
Tabaku: Dëshmitar fokusohuni tek pyetjet e mia,
Veliaj: Unë ju respektova, pres të më repektoni
Tabaku: Sipas pikës 5, ju nuk e keni këtë kompetencë për të cilën keni firmosur.
Veliaj: Ju s’mund të bëni gjyqtaren, kjo që po bëni eështë e pandershme, duhet të më lësh të përgjigjem
Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua, unë jam betuar si deputete e Kuvendit, mos prish mbledhjen më dëgjoi, zoti Veliaj
Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, do më lësh të përgjigjem s’mund të bëni pyetje pa përgjigje
Veliaj: është minimumi i etikës, baza e mirësjelljes për bashkëjetesë, bëtë pyetjen do dëgjoni përgjigjen
Tabaku: Përgjinuni pyetjeve që kam
Veliaj: Nuk e cakotni ju përgjigjen time, e cakton ligji
Tabaku: Nuk jeni këtu për të bërë pyetje
Veliaj: Do më japësh kohën të përgjigjen
Tabaku: E pandershme të vish këstu e të bësh propagandë e ke gjthë kohën të
Tabaku : E pandershme të vish të marësh peng këtë komision hetimor
Veliaj: Jam përgjigjur me logon e Bashkisë, mos bëj zhurmuesin ke gënjyer në mënyrë sistematike.
Tabaku: Me qetësi, zhurmuesin je i dalluar që e keni bërë ju , mos bëj propagandë
Veliaj: Kjo është e pandershme, thellësisht e pandershme kjo që po bën
Tabaku: Po merr peng komisonin që ke përgjgjësi te japesh pergjigje
Veliaj: Po e drejton në mënyrë të pandershme, nëse ke bërë pyetje do dëgjosh përgjigjen, a e bërë pyetjen do dëgjosh përgjigen. Ja ku i ke specifikat e pronës që thotë kjo pronë është në pronësi shtet, nëse do kishit vajtur në punë në bashkinë e Tiranes do kuptonit që prona shtet sa kohë është pronë bashkiake s’mumd të pyetet këshilli bashkiak për një pronë që nuk e ka. Ajo që gënjeni sistematikisht e thooni që s’ka vendim të këshillit bashkiak ta thashë që unë betohem e do them të vërtetën
Tabaku: I cilit vit është ky vendim?
Veliaj: Më keni vënë atribute që nuk i kam
Tabaku: Po ngatërroni qëllimisht cështjen
Veliaj: Mund të biem dakort që nuk biem dakort por do dëgjojmë njëri tjetrit, ti mund të bësh pyetjet por jo përgjigjet e mia
Tabaku: Të lutem me qteësi më lexoni vendimin e këshillit bashkiak
Veliaj: Isa Sakja thotë jemi gati për kaq e për aq pa pyetur fare për lekët.
Tabaku: Merru me përgjegjësitë e tua
Veliaj: Do më lesh të mbaroj, kjo është përgjigjja ime
Tabaku: Kjo nuk të shkon fare. Këtu kemi një dopio standard dhe na gënjeve na the e kam të miratuar në buxhet
Veliaj: Kjo histeri duhet të marrë fund se nuk të nderon
Tabaku: Nuk të nderon të bësh fare si llazore në këtë komision, nuk të nderon dot. Mua nuk me komplikson fare
Tabaku: Je mundur në gjykatë, do të më kesh përball. Përgjigju pse gënjeve këtu
Veliaj: Dëshmi e rreme që ju nuk ftoni lul bashën që në 2013 thotë pa këshillin miratoj studimin e fizibilitetit vendosa vet thotë Basha, për projektin e koncesionit për mbetjet e pastrimit të qytetit. Lul Basha i merrte pa këshill
Tabaku: thuaj kolegëve ta thërrasin në komision