Categories Lajme

Debat mes familjarëve të Arjan Salës dhe zjarrfikësve, e pranojnë që s’kanë mjete për të ndërhyrë: Po e qajmë pa pasur trupin

Përplasje të forta mes familjarëve të Arjan Salës dhe zyrtarëve të zjarrfikësve, të cilët i kanë akuzuar se nuk kanë mjetet e duhura për të ndërhyrë në ambientet e magazinës që prej dy ditësh ndodhet në flakë, pranë kthesës së Kamzës.

Familjarët kanë pretenduar se ekipet e zjarrfikësve nuk kanë pasur mjetet e duhura për të ndërhyrë në magazinë, gjë e cila është pranuar dhe nga vetë ekipet e zjarrfikësve.

Pjesë nga debati:

Familjarët: Ne duam që të gjendet personi, mos gënjeni

Ekipi i zjarrfikësve: A doni që të flasim apo të gënjejmë

Familjarët: Ne japim 40 milionë lekë vetëm të gjendet njeriu. Ky prononcim nuk është në shërbim për momentin.

Zjarrfikësit: Ne nuk jemi këtu për të bërë elozhe

Familjarët: Ne na ka ikur vëllai, na gjeni trupin

Zjarrfikësit: Unë kam 27 vite në këtë punë, dhe unë i përjetoj edhe vetë rastet

Familjarët: Ne nuk kemi ardhur këtu që të dalim në televizor

Zjarrfikësi: Sa ditë kam unë këtu pa lëvizur nga vendi

Familjarët: Ne po e qajmë këtu te porta, pa dalë trupi. Ne nuk po bëhemi pengesë, ju lutemi shumë, na e jepni një informacion, pse nuk keni thënë ju të vijë një familjar. Prononcimin për mediat na i jepni më vonë. Ju nuk keni pasur paisje, keni qënë me bombla tre litroshe, mungesë mjetesh, një veshje antizjarr nuk e kishin ata njerëz gjatë natës? Erdhën vetëm dje nga ora tre. A nuk është gjynah kjo që ndodhi.

Zjarrfikësi: Unë sot jam palë këtu me ty, natyrisht që na duhen mjete, dhe çdo reagim i juaji është i kuptueshëm.

Familjarët: Ti rrezikon jetën tënde kur nuk ke asnjë paisje, me çfarë do të shpëtosh djalin tim.

Prej më shumë se 40 orësh vijon që të jetë aktiv zjarri i rënë në një magazinë në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë, ku dyshohet se ka mbetur brenda 33-vjeçari Arjan Sala. I riu nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike që prej pasdites së të mërkurës, dyshohet se ka mbetur brenda në momentin e rënies së zjarrit, pasi ka nxjerrë prej aty disa prej punëtorëve të tjerë që ndodheshin në magazinat e biznesit privat.

Edhe pse zjarrfikësja mbërriti pranë magazinës që prej të mërkurës, ende në momentet që flasim nuk është mundur që të shuhet plotësisht zjarri, për shkak të mungesës së mjeteve, të posaçme, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit është kolosal.

Familjarët e Arjan Salës kanë shkuar sërish sot pranë magazinës, ku kërkojnë që të shtohen ekipet e shpëtimit, dhe thotë se përpjekjet për të hyrë brenda saj kanë qenë minimale. Në ndryshim nga dje, ata sot janë më të rezervuar sa i takon deklaratave dhe bëjnë përgjegjëse për situatën qeverinë dhe institucionet që nuk kanë ndërhyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME