Categories Lajme

Debate në parlamentin grek për dy ushtarët shqiptarë që japin urdhra në ushtrinë helene

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos i është përgjigjur mesditën e së martës në parlament pyetjes së kreut të partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, nëse është kryer një hetim i brendshëm për një video ku duken dy ushtarë grekë me origjinë nga Shqipëria duke u dhënë urdhra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak.

Panagiotopulos, në lidhje me këtë incident që ndodhi në ketë njësi të ushtrisë, vuri në dukje se organet zyrtare kompetente të saj, për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për të cilat u konstatua ekzistenca e përgjegjësive indirekte dhe direkte.

Hetimi i brendshëm administrativ për këtë ngjarje specifike, është kryer dhe ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj në mediat sociale – ka theksuar Ministri grek i Mbrojtjes.

Videoja në fjalë ka qarkulluar më 15 janar në mediat sociale me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”, dhe ka shkaktuar reagime te shumta duke mobilizuar oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të veprojnë dhe të gjejnë autorët.

Video tregon dy të rinj, njëri prej të cilëve ka veshur rrobat ushtarake ,ndërsa tjetri është i veshur me të zeza. Të dy mbajnë bereta në kokë dhe flasin shqip rrjedhshëm në kamera. Pastaj njëri nga të dy kthehet tek një grup të rinjsh dhe jep urdhër: “ Skuadra, gati tu, para marsh! .Ndërsa gjithashtu u jep urdhër të gjithëve të bërtasin një fjalë e më pas përshëndesin shokët e tyre. Gjithsesi ende nuk bëhen të ditura dënimet disiplinore që u janë dhënë dy ushtarëve me origjinë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME