Categories Bota, Lajme

Debati për detin, “furtunë” në Tiranë, por as në Athinë s’janë të kënaqur, ish-ministri: Tre gabimet

Në Shqipëri vijon debati për dekretin presidencial grek për ujërat detare, por as në Athinë duket se nuk janë të kënaqur nga kjo lëvizje e qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në kohën e së cilit në qeverinë e Tsipras, Tirana dhe Athina rinisën dialogun për dosjet e vjetra, mes të cilave edhe deti, e ka cilësuar të gabuar vendimin e fundit të vendit të tij.

Në reagimin e tij, ai fajëson edhe SYRIZA-n. Kotzias e cilëson të gabuar vendimin e vendit të tij i cili “mbyll” gjiret në funksion të “caktimit të kufirit të një zone ekonomike ekskluzive, një lëvizje që përveç kësaj është një hap tjetër drejt zgjerimit të bregut të detit në 12 milje detare” thuhet në shkrim.

Tre janë pikat që kritikon Kotzias. “Nga njëra anë, fakti që qeveria hyri në marrëveshje për EEZ (në këtë rast me Italinë) pa mbylljen e gjireve. Nga ana tjetër, qeveria përjashtoi nga i njëjti parashikim Peloponezin Jugor, Kytheran dhe Antikythiran. Së treti, ai anuloi, planifikimin që gradualisht do të përfshinte parashikime analoge në të gjithë vendin” thotë Kotzias.

Greqia nuk u zgjerua me 12 milje, por mbylli gjiret me dekretin presidencial. Një nga arsyet pse gjiret janë mbyllur është një lëvizje strategjike për të fituar zonë detare, pasi me formimin e tyre, kufiri ndarës mes vendeve më pas nuk fillon nga vija bregdetare, por nga vija e drejtë që mbyll gjirin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME