Categories Lajme

Dëbohen gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania

Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania.

Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë – shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014.

Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet u kanë kërkuar më shumë se 4500 vetëve të largohen nga Gjermania.

Sipas “Neue Osnabrücker Zeitung”, Ministria e Brendshme e ka komunikuar këtë në Bundestag, pas një pyetjeje të partisë E Majta.

Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë.

Por po të hedhësh një vështrim në bazën e të dhënave të të gjithë të huajve të dëbuar ndonjëherë nga Gjermania, rezulton që vendin e parë e zë Turqia, me më shumë se 50,000 shtetas të dëbuar.

Kur një person merr një të ashtuquajtur “urdhër dëbimi”, atij zakonisht i kërkohet të largohet nga Gjermania brenda një afati të caktuar. Nëse ajo nuk e bën këtë, ai mund të dëbohet nga autoritetet, pra të nxirret me detyrim nga vendi.

Sipas Ministrisë së Brendshme, deri në fund të qershorit 2019 një urdhër të tillë dëbimi e kanë marrë gjithsej rreth 300,000 vetë. Rreth 30.000 vetë prej tyre në këtë kohë ndodheshin akoma në Gjermani, të tjerët qenë larguar vullnetarisht ose me detyrim.

Por midis 16 landeve federale ka dallime të mëdha : në Baden-Württemberg, vitin e kaluar u regjistruan gati 1.600 dëbime, kurse në Mecklenburg-Vorpommern,sipas gazetës ishin vetëm 12.

Kritikë nga e majta: “zhvillim fatal”

Zëdhënësja për politikën e brendshme e Grupit Parlamentar E Majta në Bundestag, Ulla Jelpke, e kritikoi ashpër praktikën e dëbimit.

Ajo i tha “Neue Osnabrücker Zeitung” se “dëbimet përfaqësojnë një ndëshkim të padrejtë të dyfishtë, i cili kërcënon vetëm të huajt”.

Shpesh preken njerëz, të cilët e kanë qendrën e jetës së tyre në Gjermani. Rregullat u ashpërsuan për herë të fundit në vitin 2016, pas sulmeve në natën e Vitit të Ri në Këln.

Numri i dëbimeve, që nga ajo kohë është rritur. “Ky zhvillim fatal duhet të ndalet,” kërkoi Jelpke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata e paprecedentë: Automjetet e palicensuara konkurrojnë automjetet e licensuara në Fier

Automjetet private, të palicensuara, po shfrytëzojnë hapësirat publike për të transportuar pasagjerë brenda qytetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Historia/ Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Diana dhe Keidi Pushi, nënë dhe bijë, ishin të ftuarat e radhës së Kryeministrit Edi Rama në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Audi” me shpejtësi të lartë përplas pesë makina në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ E rëndë: Shqiptarët dhunohen në doganën sllovene, momenti kur i riu tërhiqet zvarrë me fëmijën në krah

Një qytetar shqiptar ka denoncuar sjelljen diskriminuese në doganën mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Nga qytetari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Armë dhe municion në banesë, një i arrestuar në Tiranë. I dënuar më parë në Gjermani për vrasje

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një shtetas, i cili rezulton i dënuar më…

LEXO ME SHUME