Categories Lajme

Dëbora “mbush” Spitalin e Gjirokastrës, qytetarët fraktura nga kalldrëmet

Pasojat e para të reshjeve të dëborës janë shfaqur edhe me shtrimet në spitalin rajonal. Sipas mjekut ortoped, Murat Kaçi, janë paraqitur rastet e para të frakturave prej rrëshqitjeve në borë. Kaçi pranon se situata e rënduar e qarkullimit po vështirëson mbërritjen në spital të pacientëve, sidomos nga zonat e thella.

“Kemi dy-tri raste që kanë marrë shërbimin tonë, dy i kemi të shtruar në spital, ndërsa tjetri me frakturë, me këtë të fundit që ka qenë edhe vet punonjës i shërbimit të Urgjencës. Kur themi që ka rrugë të bllokuara, vështirësia e komunikimit është e pranishme. Urojmë që të mos ketë raste të tilla më, por nëse ka do të vijnë me vonesë”, tha ortopedi Murat Kaçi. Një pjesë e personelit të spitalit e ka pasur të pamundur të paraqitet në punë për shkak të vështirësive në qarkullim. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME