Categories Lajme

Dëbora shkakton dëme në bujqësi në Dibër dhe në Bulqizë

Dëbora e rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme në bujqësi në të gjithë Dibrën e Bulqizën. Në Qarkun Dibër me të prekura ishin bashkitë Dibër e Bulqizë, ku trashësia e borës arriti deri në 15 centimetra.

Balkanweb raporton se për shkak se temperaturat gjatë natës ju afruan vlerës 0 gradë celsius, dëbora e rënë gjatë ditës nuk arriti të shkrihej. Kjo ka bërë që të ketë dëme në bujqësi, kryesisht në frutikulturë.

Banorët e fshatit Kodra e Danit në njësinë administrative Fushë Bulqizë thonë se nuk e mbajnë mend që të ketë reshje dëbore në fund të muajit Prill. Ata shprehen se bora ka thyer pemët frutore, të cilat kanë qenë me fruta. Duke nisur edhe nga temperaturat e ulëta, banorët i frikësohen dëmeve të mëtejshme për prodhimin e këtij viti.

Sa i përket lëvizjes së banorëve, ajo është bërë normalisht në të gjithë Qarkun Dibër, ndërsa specialistët e bujqësisë e shohin si të dëmshme dhe me pasoja të mëdha në ditët në vijim nëse nuk do të ketë rritje temperaturash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME