Categories Lajme

Dëbora zbardh Gramozin, Rama publikon fotot e aktiviteteve malore

Dëbora e parë ka sjellë nisjen e aktiviteteve malore në Malin e Gramozit në Kolonjë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook foto të eksploruesve në malin me dëborë.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që fundjavën e kaluar juglindja e vendit u përfshi nga reshjet e dëborës. Trashësia e dëborës arriti deri në 30 cm në lartësitë mbi 800 metra, duke krijuar probleme serioze për qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona mbetën pa energji elektrike.

Mali i Gramozit është një varg malor në juglindje të Shqipërisë dhe veri të Greqisë. Në Shqipëri atë e përfshin rrethi i Kolonjës, ndërsa në Greqi prefekturat e Janinës dhe Kosturit. Mali është skaji verior i vargmaleve të Pindit dhe arrin lartësinë 2.523 mbi nivelin e detit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME