Categories Lajme

Deformimi dhe shkatërrimi i ‘’Gjuhës shqipe’’, pedagogia: Është situatë emergjente

Rrjetet sociale kanë bërë që gjuha shqipe të varfërohet çdo ditë e më shumë. Gjuha shqipe u rifut si gjuhë e detyrueshme në gjimnaze pas 32 vitesh, tre vite më parë.

Kurse tashmë është propozuar që gjuha shqipe të futet si lëndë e detyrueshme për studentët e çdo profili universitar.

Pedagogia e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, Linda Mëniku ka thënë gjatë një interviste se ruajtja e gjuhës korrekte shqipe është një çështje që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar.

Gjatë një interviste pedagogia ka thënë:

“Është pozitive, pasi shteti shqiptar po merret me një çështje shumë të rëndësishme, po merret me një çështje të identitetit tonë kombëtar. Është një gjë për tu vlerësuar. Sigurisht qe nëse futet si lënde e detyrueshme, është për tu vlerësuar.Gjuha shqipe nuk hyn në lëndët e lehta, por mund të konceptohet në një mënyrë të tillë që të jetë interesante për studentet, ti ndihmojë në formimin gjuhësor të studenteve, dhe ti ndihmojë në fushën dhe profesionin e tyre. Një grup punë të përcaktojë programin që çdo fakultet të marrin më të mirën, p.sh. studentët e ekonomisë mund të fokusohen tek terminologjia, studentët e inxhinierisë të fokusohen tek fusha e tyre. Gjuha shqipe nuk mësohet vetëm në lëndën e gjuhës shqipe, nëse nuk ka një vëmendje në të gjitha tekstet, nëse nuk ka vëmendje nga media, nga politika, nga përkthyesit, është proces që do mbetet në kufizime. Është situate emergjente, por që qeveria duhet të ketë platforme kombëtare.’’

Duhet theksuar se gjuha shqipe sot rrezikon të shkatërrohet dhe tjetërsohet nga shpërfillja dhe indiferentizmi i shoqërisë dhe individit. Kujtojmë këtu se aktualisht gjuha shqipe është lënde me zgjedhje, në formën e lëndës së shkrimit akademik, në universitetet shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME