Categories Lajme

Deklarata e fortë e gazetarit britanik: Vuçiç po dërgon ushtrinë në veri të Kosovës (Video)

Gazetari në zë britanik Tim Judah, një njohës mjaft i mirë i çështjëve të Ballkanit, thotë se gjendja në veriun e Kosovës mund të tensionohet.

Bazuar në raportime të ndryshme, ushtria serbe sipas tij, është duke u vendosur në afërsi të kufijve në veri të Kosovës. “Ushtria serbe raportohet se është duke ju afruar kufijve të Kosovës dhe Policia kosovare tashmë ka zbarkuar në veri.

E gjithë kjo pasi qeveria e Kosovës ka vendosur të njëjtat rregulla për targat serbe ashtu siç ka bërë Serbia me ato të Kosovës. Shtyrja e bërrylave Vuçiç-Kurti mund të bëhet e rrezikshme”, ka shkruar Judah.

Korrespondenti i the Economist, ka ripostuar në Twitter videon e një banori serb të zonës, i cili ka filmuar lëvizjet e Brigadës speciale 72 të ushtrisë serbe pranë Novi Pazarit.

Njësite speciale të Republikës së Kosovës filluan mëngjesin e një dite më parë implementimin e vendimit të ekzekutivit për reciprocitetin me targat serbe të automjeteve. Aplikimi i kësaj mase nisi në 20 shtator.

Kryeministri Albin Kurti e bëri të qartë se vendimi nuk është marrë kundër serbëve, por është imponuar nga Beograd i cili vetë ka rënë dakord me të në Bruksel. Qytetarët serbë megjithatë bllokuan rrugët në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës në shenjë proteste.

Vendimi parashikon që të gjithë automjetet që hyjnë nga Serbia të pajisjen me targa të përkohshme në pikat e kalimit kufitar në Kosovë. Për këto targa duhet paguar shuma e 5 eurove, ndërsa do të jenë të vlefshme për 60 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME