Categories Lajme

Deklarata e rëndë e gruas

Një grua ka rrëfyer historinë e saj të pazakontë, ndërsa tha se jeton në një kasolle, e braktisur nga fëmijët, pasi duroi dhu nën për 15 vite nga ish-bashkëshorti.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare”, zonja Deliko tha se ish-burri i saj ka marrë mbi 50 gra, të cilat i mbante nga muaj, i rri hte e më pas i nxirrte laku riq në rrugë. Ajo ka ardhur me të bijën në studio, së cilës i kërkon ta ndihmojë.

Eni Çobani: Ju çfarë dini për pjestimin e pasurisë që e fajësoni mamanë?

Blerta: Po e fajësoj sepse që ka arritur deri në këtë pikë është faji i saj. Babai i la një truall dhe një dhomë.

Eni Çobani: Kush ishte dhomë, ajo që qëndronin lopët edhe dhitë? Atë quan dhomë ti?

Blerta: Po një kasolle. Të lutem zonja Eni.

Eni Çobani: Nëna jote i ka lëshuar shtëpinë 2-katëshe babait tënd dhe nëna me 4 fëmijë nga kjo drejtësi shqiptare është futur në kasollen e lopëve.

Blerta: Po!

Eni Çobani: Ju vazhdoni dhe jeni ngjitur me Rahmanin?

Deliko: Zonja Eni ne kemi një mur ndarës. Nuk kisha ku të veja me 4 fëmijë.

Deliko: Zonja Eni ai vjen fle me bashkëjetuesen aty tek unë. Djali fle me nusen në një dhomë ai tek dhoma tjetër.

Eni Çobani: Aty tek ti? Domethënë e ka vazhduar jetën Rahmani ka marrë grua tjetër?

Deliko: Ai Rahmani ka marrë mbi 50 gra, i mbante nga dy muaj, i rri hte, i tort uronte, i nxirrte dhe lak uriq, ka pasur raste që kjo ju ka dhënë rroba që i vishinin dhe iknin. Nga tort urat ato iknin. Tani ka marrë një tjetër, po e ka veshur me shami atë, edhe vjen fle aty tek shtëpia ime, shtëpinë e tij e lë bosh.

Eni Çobani: Pa fjalë!

Ish-bashkëshorti i zonjës Deliko, Rahmani ndërhyn në studio përmes lidhjes telefonike.

Rahman: Unë jam divorcuar dhe divorcin e kërkoi Deliko. Në vitin 2003, a diçka e tillë, ka marrë dhe pasurinë ashtu siç e deshi ajo dhe u kam dhënë pension fëmijëve. Kam 6 fëmijë unë, se kam dhe dy të tjerë, por dhe këtyre të katërve ju kam dhënë pension sipas ligjit. Përsa i përket kësaj që i kam ushtruar dh unë, për sa i përket viteve kur ishim të martuar, pse s’u ankua ajo zonja. Dhe ajo zonja meqë unë kam ushtruar dhu në për 15 vite sa ishim të martuar dhe 20 vite sa ishim të divorcuar, sot u kujtua kjo, apo sot kërkon të më shkatërrojë me çdo kusht. Jam në proces gjyqësor, se është ajo me gruan time, me bashkëshorten time.

Eni Çobani: Pra dy gra që zihen për ju?

Rahaman: Jo nuk zihen për mua.

Eni Çobani: Për çfarë zihen?

Rahaman: Për veten e vetë. Dhe unë në gjyq jam për shkelje të urdhrit të mbrojtjes se ajo më ka shkatër ruar disa gjëra, më ka ushtruar një dhu në psikologjike.

Zonja Eni Çobani kërkon prej tij një ballafaqim në studio me ish- bashkëshorten dhe fëmijët, por Rahmani shprehet se vetëm pas përfundimit të proceseve gjyqësore mund të vijë në studio. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME