Categories Lajme

Deklarata e Yuri Kim për Berishën, reagon Ylli Manjani kërkon dëbimin e ambasadores

Ish-ministri Ylli Manjani ka lënë të nënkuptohet se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim duhet të dëbohet nga Shqipëria dhe të shpallet non-grata, pas ultimatumit që vuri sot. Në një status në Facebook, Manjani shkruan se kolegët e saj nëpër botë dëbohen për shumë më pak, pasi puna e një ambasadoreje nuk është që tu tregojë shqiptarëve se çfarë të bëjnë apo të bëjë rolin e gazetës së maxhorancës.

Ish-ministri shton se Opozita duhet përfundimisht të ndëpresë çdo kontakt me të dërguarën e SHBA-ve, pasi i ka fyer duke u dhënë urdhra, siç ishte dhe kërkesa për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në parlament, që bëri sot.

“Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim. Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik.

Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!? Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.

Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre! E ka të ndaluar! Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak. #Barintahajëvetë,”- shkruan Manjani. tpz

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME