Categories Lajme

Del foto e 35-vjeçarit shqiptar të ekzekutuar në derë të shtëpisë në Selanik

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e Erald Jonuzit, shqiptarit të ekzekutuar, gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, në zonën Evozmo të Selanikut. Viktima, i datëlindjes 1988, 35 vjeç, ishte me origjinë nga Korça dhe jetonte prej vitesh në shtetin fqinj.

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të panjohur hapën zjarr, duke e lënë të vdekur në vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba, sipas mediave greke.

“Autorët dyshohet se i kishin ngritur kurthin e vdekjes 35-vjeçarit, viktimës së atentatit dhe sapo e panë, e qëlluan me disa plumba në gjoks. Kur policia mbërriti në vendngjarje, e gjeti burrin të mbuluar me gjak në trotuar”, shkruajnë mediat greke.

Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes. Rasti dyshohet se është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë pistë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME