Doli sot para gjykates Bardhosh Lytaj, i arrestuar për llogari të shtetit grek.
47 vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim në shtator të vitit 2019.
Ai akuzohet për disa vepra penale në Greqi si: “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.
