Categories Covid-19

Del studimi i ri, testi i gjakut mund të parashikojë nëse do t’i mbijetoni virusit Covid-19

Një test gjaku është duke u zhvilluar në mënyrë që të mund të parashikojë nëse pacientët me COVID-19 do të kenë nevojë për kujdes intensiv ose nëse kanë të ngjarë të mbijetojnë, menjëherë pasi të shfaqen simptomat Ky test mund t’u mundësojë mjekëve që të drejtojnë trajtimin intensiv te pacientët më në nevojë duke rritur shanset e tyre për mbijetesë. Në fillim të këtij viti, biokimisti Markus Ralser me bazë në Londër dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjak të pacientëve me COVID-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave, shkruan The Guardian.

Që nga ajo kohë, ata kanë ndjekur 160 pacientë me COVID-19, gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse mund të parashikonin përmes proteinave përparimin e sëmundjes

“Ideja është që t’u sigurojmë mjekëve një ‘pamje dixhitale’ se sa i sëmurë është një pacient – diçka që nuk mund ta thuash domosdoshmërisht vetëm duke i parë – e cila mund të ndihmojë në trajtimin e tyre. Për shembull, në rastin e COVID-19, vihet re një fenomen i quajtur ‘hipoksi e lumtur’, që do të thotë që një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt.” Deri më tani, testi është përdorur në 24 pacientë të sëmurë rëndë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18/19 njerëz që mbijetuan dhe për 5/5 pacientët që ndërruan jetë.

Hapi tjetër, shkruan Anabel, është të vërtetohet testi në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Gjermani. Këto studime pritet të fillojnë në javët e ardhshme dhe të dhënat prej tyre do të duhet t’u dorëzohen rregullatorëve shëndetësorë, para se testet të bëhen të disponueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME