Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me studentët e universitetit të Vlorës, por ky takim me sa duket nuk i shkoi siç e priste për shkak të reagimit të fortë të studentëve kundër tij. Përplasja e Ramës me studentët nisi që në hyrje, pasi një nga studentet i kërkoi që në sallë të futeshin të gjithë studentët dhe jo ata që donte Rama.
Për shkak të këtij insistimi, fërshëllimave, dhe thirrjeve kundër tij, në një moment kryeministri është nervozuar dhe ka shkëmbyer replika me studentin e revoltuar. Video e këtij momenti është publikuar në rrjetet sociale nga deputeti i PD-së, Agron Shehaj.